Më shumë se 50 zjarre po shpërthejnë në ishullin mesdhetar të Sardenjës, me erëra të forta që po përhapin flakët dhe komplikojnë përpjekjet për të mbajtur zjarrin nën kontroll.
Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, rreth 600 njerëz u evakuuan nga qytetet dhe qytezat në bregun lindor të ishullit, duke përfshirë banorët e Posada ku një zjarr filloi të dielën.
Turistëve që qëndrojnë në vendet e kampingut, resortet luksoze, hotelet dhe restorantet aty pranë u është kërkuar gjithashtu të largohen.
#Sardegna, prosegue il lavoro dei #vigilidelfuoco per fronteggiare gli #incendi di vegetazione: nella notte fatti 60 interventi tra #Nuoro (video) e #Cagliari. Squadre e 3 #Canadair in azione a Gairo, Posada (NU) e a San Giovanni Suergiu (SU) [#7agosto 9:15] pic.twitter.com/RFWd9X0vGB
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) August 7, 2023
Një grua rreth të 70-tave u plagos pasi vendosi të qëndronte brenda shtëpisë së saj në qytetin e Bolotana, pavarësisht zjarreve të furishme.
Ajo u shpëtua nga shërbimet e urgjencës të hënën.
#incendi #Sardegna #Posada pic.twitter.com/O85pUKnvT9
— Haku (@freschieattivi) August 6, 2023
Siç bëhet e ditur më tej, gjashtë ekipe zjarrfikësish, përfshirë 30 oficerë dhe 12 automjete, janë vendosur në rajon, ndërsa disa aeroplanë Canadair hodhën ujë mbi zjarret të dielën – pa ndonjë rezultat të madh.
Ndërkohë raportohet se era pritet të humbasë fuqinë deri të hënën, një zhvillim që duhet të lehtësojë problemet e zjarrfikësve.
The large wildfire burns in northeastern Sardinia, Italy 🇮🇹 (06.08.2023)
TELEGRAM JOIN 👉 https://t.co/9cTkji5aZq pic.twitter.com/AfGXVRiwEh
— Disaster News (@Top_Disaster) August 6, 2023
Bregdeti jugor dhe territori që rrethon qytetin kryesor të ishullit, Cagliari, janë prekur gjithashtu nga zjarret, të nxitura nga erërat që arrijnë deri në 100 km/h të dielën.
Një zonë e mbrojtur, shtëpia e qindra flamingove, një nga atraksionet e zonës dhe simbol i qytetit, u prek gjithashtu.
Kryebashkiaku ka shpallur si masë parandaluese mbylljen e të gjitha parqeve.
Ashtu si në rastin e Sicilisë, e cila u godit kohët e fundit nga zjarret shkatërruese që çuan në mbylljen e përkohshme të aeroporteve të saj kryesore në Palermo dhe Catania, origjina e zjarreve në Sardenjë nuk është ende e qartë – megjithëse disa dyshojnë për zjarrvënie. /Telegrafi/