Qindra qytetarë me flakadanë në dorë në bulevardin “Klimenti i Ohrit” porositën që mbetet vetëm edhe një ditë deri në afatin e fundit për plotësimin e kërkesave të tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata në mënyrë simbolike me flakadanë e vizatuan numrin një në këtë bulevard dhe e paralajmëruan pushtetin dhe Gjykatën kushtetuese dhe u ka ngelur vetëm edhe një ditë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Gjatë protestave dëgjohej parulla “Nuk të ik Shutka, Nikola”.
Përndryshe “Revolucioni Laraman” paralajmëroi protestën më masive deri më tani për datën 20 qershor (e hënë) dhe njëkohësisht i ftoi qytetarët për pjesëmarrje masive.
Nga ana tjetër siç bëjnë të ditur mediat, një person i paidentifikuar në veshje civile është përpjekur ti xhirojë protestuesit para aksionit gueril dhe i njëjti u fishkëllye nga të pranishmit. Pretendohet se personi i paidentifikuar të jetë ndonjë nga xhiruesit e ministrit të brendshëm Çavkov./Telegrafi/