Qindra oficerë të policisë janë në kërkim të personit të armatosur i cili vrau tre persona dhe plagosi 12 të tjerë në qytetin lindor të Francës, Strasburg.
I dyshuari i cili është i njohur për shërbimet e sigurisë, arriti që të ikte pas shkëmbimit të të shtënave me ushtarët dhe policinë.
Besohet që i njëjti është plagosur.
Ngjarja ndodhi afër një tregu të Krishtlindjeve, afër njërit nga sheshet qendrore ‘Place Kleber’.
Prokurori kundër terrorizmit ka iniciuar hetim lidhur me rastin.
Një operacion policor ka nisur kërkimet mëngjesin e së mërkurës në zonën rreth katedrales.
Motivi i ngjarjes ende mbetet i paqartë. /Telegrafi/