Telegrafi

Qindra persona plaçkitën disa dyqane në Gjermani dhe hodhën gurë mbi automjetet e policisë

Një grup i njerëzve në Stuttgart të Gjermanisë, plaçkitën disa dyqane si dhe sulmuan automjetet e policisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia tha se një numër i madh i oficerëve u lënduan nga sulmuesit në Gjermaninë jug-perëndimore.

Pamjet e publikuara në Twitter, tregojnë se si ata shkatërrojnë dyqanet në qendër të qytetit, dhe i goditën automjetet e policisë me gurë të mëdhenj.

Sulmi i cili fillloi së pari me 100 deri në 200 persona, u zgjerua edhe më tej deri në 500, ndërsa të gjithë sulmonin policinë, sipas autoriteteve gjithçka filloi kur policia identifikoi një 17 vjeçar për përdorimin e substancave narkotike. /Telegrafi/