Edhe pse kanë ndalesë për punë për klubet e natës, në Strumicë për dy ditë me radhë po mbahen festa me qindra njerëz.
Inspektorati i Tregut tashmë ka parashtruar kallëzim penal për klubin e natës ‘Avatar’ dhe këtë e vërtetuan për ‘A1on’, përcjell Telegrafi Maqedoni. Por, edhe krahas kësaj, klubi nuk është ndaluar me punë, por ka mbajtur edhe festën e dytë. Festa e djeshme ka ndodhur kur vetëm dje kishim 240 raste të reja me coronavirus dhe tetë vdekje.
Drejtori i Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovski thotë se festa e ditës së premte është ndaluar në orën 1 dhe për këtë do të parashtrojnë kallëzim penal, ndërsa për festën e djeshme (të shtunën) do të jep përgjigje pasi të kontrollojë. Ai shton se ndërgjegjja dhe përgjegjësia te qytetarët është në nivel të ulët.
“Klubet e natës nuk guxojnë të punojnë. Protokollet po përgatiten. Gjatë ditës së premte kishim kontroll në ‘Avatar’ në Stumicë. Festa u ndalua pas orës 1 dhe tani vijon kallëzimi penal, ndërsa nga gjykata varet procedura e mëtejshme. Për ditën e djeshme nuk kam informacione, inspektorët janë në terren”, tha Paunovski./Telegrafi/