Rreth 120 deri në 150 persona janë në listën e pritjes për transplantin e veshkës, por lista reale është shumë më e madhe, deklaroi sot Dushko Gjorgiev, kryetar i shoqatës së qytetarëve të sëmundjeve të veshkave “Nefron”, në shënimin e Ditës Botërore të Veshkave.
“Në mungesë të transplanteve kadaverike të vazhdueshme ajo listë nuk pasurohet sepse ka hulumtime që duhet të bëhen të cilat kushtojnë dhe ne kemi shumë pak transplante kadaverike, ose kemi vite që nuk kemi. Apeli ynë është që nëse transplantimi kadaverik ringjallet, atëherë edhe ajo listë do të rritet. Kushdo që siguron një veshkë nga një dhurues i afërt transplantohet menjëherë”, tha Dushko Gjorgiev, kryetar i shoqatës të sëmundjeve të veshkave “Nefron”.
Nga shoqata njoftuan se pacienti më i ri i dializës është një fëmijë 4 vjeç, ndërsa më i moshuari është 92 vjeç. Sipas të dhënave të tyre në vend vlerësohet se sëmundja kronike e veshkave është e pranishme tek 10 % e popullsisë, ndërsa 1540 persona janë në fazën përfundimtare të sëmundjes që i nënshtrohen trajtimit me dializë.
Sa i përket numrit të transplanteve të kryera, drejtori i Klinikës së Urologjisë, Sasho Dohçev, i cili është udhëheqës i ekipit të transplantit, tha se këtë vit janë kryer 13 transplante, prej të cilave gjashtë janë kadaverike./Shenja/