Telegrafi

Qindra nxënëse dyshohet se janë rrëmbyer në një shkollë të Nigerisë

Qindra nxënëse dyshohet se janë rrëmbyer në shtetin veri-perëndimor Zamfara të Nigerisë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një mësues deklaroi se të paktën 300 nxënës u rrëmbyen gjatë sulmit në mëngjesin e së premtes.

Një zëdhënës i guvernatorit të shtetit ka konfirmuar sulmin mirëpo nuk dha detaje për sa i përket kësaj çështjeje.

Lexo po ashtu Njerëz të armatosur rrëmbejnë qindra djem, nxënës të një shkolle në Nigeri

Ky është rrëmbimi i fundit masiv që pati për cak shkollat.

Si rrjedhojë, njerëz të armatosur shpesh rrëmbejnë nxënës për të kërkuar shpërblime.

Të paktën 42 persona, përfshirë 27 studentë të cilët u rrëmbyen javën e kaluar në shtetin qendror të Nigerit ende priten të lirohen.

Në dhjetor, më shumë se 300 djem u rrëmbyen nga persona të armatosur dhe më vonë u liruan pas negociatave. /Telegrafi/