Site icon Telegrafi

Qindra njerëz në Republikën Dominikane panë UFO-t

Programi i lajmeve TeleMicro shfaqi i pari videon e UFO-ve duke fluturuar mbi qytet në terminin me shikueshmërinë më të lartë, ndërsa drita e çuditshme në qiell është parë nga qindra njerëz sepse ishte paraqitur rreth orës 20:30.

Objekti u pa me sy rreth dhjetë minuta dhe tërë kohën lëvizte nëpër qiell mbi qytet. Dëshmitarët thonë se tërë kohën pas tij nuk është dëgjuar kurrfarë zhurme.

“Pashë diçka në qiell, dukej si një katror i madh përplot drita. Kurrë në jetën time skam parë diç të ngjashme”, tha njëri prej dëshmitarëve të shumtë.

Derisa shumica e banorëve të La Vegas më nuk bëjnë gjumë të rehatshëm, autoritetet nuk komentojnë ngjarjen kështu që nuk dihet nëse ka filluar një hetim zyrtar për këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version