Site icon Telegrafi

Qindra mijëra protestues në rrugët e Algjerisë, policia përdori edhe plumba të gomës dhe gaz lotsjellës (Video)

Qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në Algjeri për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Abdelaziz Bouteflika.

Madje, sipas BBC, përcjell Telegrafi, vlerësimet thonë se turmat në kryeqytet, Algjer, arritën një milion.

Kjo është e premtja e gjashtë e njëpasnjëshme e protestave masive anti-qeveritare në vend.

Ndryshe, më parë këtë javë një gjeneral i përgjithshëm i ushtrisë, gjenerali Ahmed Gaed Salah, kërkoi që pozita e presidentit të mbetet vakante.

Por partitë opozitare në Algjeri thanë se nuk do të garantojë zgjedhje të lira.

Ndërkohë bëhet e ditur se policia algjeriane gjuajti gaz lotsjellës dhe plumba të gomës në drejtim të turmës, ndërsa ata u përpoqën të arrinin presidencën.

Por çfarë duan protestuesit?

Demonstratat kundër z. Bouteflika filluan muajin e kaluar pasi presidenti, i cili rrallë herë është parë në publik pasi që vuajti një sulm në vitin 2013, njoftoi se do të qëndronte për një mandat tjetër.

Në përgjigje, presidenti ra dakord të mos qëndrojë për një mandat të pestë në zgjedhjet e ardhshme, të cilat janë shtyrë.

Megjithatë, masa nuk u prit mirë nga protestuesit, të cilët thanë se vendimi i tij për të mos kandiduar ishte një lëvizje cinike për të zgjatur sundimin e tij 20-vjeçar.

Tani ata po bëjnë thirrje për largimin e presidentit dhe gjithashtu një gjeneratë të tërë të udhëheqësve politikë algjerianë. /Telegrafi/

Exit mobile version