Mediat braziliane raportojnë se autoritetet po përpiqen të dëshmojnë se janë në gjendje që me sukses të organizojnë ngjarje të mëdha pa incidente dhe pa rrezikuar sigurinë.
Megjithatë, paradat e karnavaleve tashmë janë dëshmuar si diçka kontroverse. Një shkollë e sambas, vendosi që si “mbretëreshë të karnavalit” ta kurorëzojë një vajzë shtatëvjeçare Julia Lira.
Kjo shkollë u detyrua që nëpërmjet gjyqit të dëshmojë se vajzës nuk i është dhënë roli i cili është i “natyrës së hapur seksuale”, shkruan të hënën BBC. /Telegrafi/