Qindra-mijëra njerëz janë mbledhur në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, për një tubim për të protestuar kundër tentativës së grusht shtetit të muajit të kaluar.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të jetë së bashku me udhëheqësit e opozitës ku priten për të iu adresuar turmës, raporton BBC.
Më shumë se 270 njerëz kanë vdekur në ngjarjet e 15 dhe 16 korrikut.
Turqia ka arrestuar e shkarkuar mijëra njerëz të dyshuar për mbështetje të tentativës së grushtit të shtetit, transmeton KosovaPress.
Vendet perëndimore kanë kritikuar reagimin e qeverisë ndaj grushtit të shtetit.