Nga një banesë në Shkup, në rr. “Tashko Karaxha” pronë e shkupjani M.S. (36), dje në ditën e Pashkëve janë vjedhur stoli dhe sende tjera të çmueshme në vlerë prej rreth gjysmë milion dollarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informoi MPB-ja në buletinin ditor, vbëhet fjalë për vjedhje të rëndë, të cilën një kryerës i panjohur e ka kryer, kështu që me përdorimin e një mjeti e ka hapur derën e ballkonit, ka hyrë në banesë dhe pastaj ka gjetur dhe ka marrë stoli ari, stoli “Svarovski”, telefona celularë dhe gjëra tjera, pas së cilës e ka braktisur vendin. Vlerësohet se me këtë rast ka marrë rreth 500.000 denarë. Ndërmerren masa për zbardhje të plotë të rastit, njofton AIM. /Telegrafi/