Site icon Telegrafi

Qindra indian rrahin brutalisht me shkopinj dhe karrige të hekurta emigrantët që shpërndanin drogë tek të rinjtë (Foto/Video, +18)

Qindra banorë të Indisë kanë sulmuar emigrantët me shkopinj të drurit dhe karrige të hekurta, si shenjë “hakmarrje” që një adoleshente kishte konsumuar sasi të madhe të drogës nga “shpërndarët e huaj të drogës” që po i mashtrojnë të rinjtë.

Më shumë se 300 qytetarë nga India kanë rrahur keq një student nga Afrika në një qendër tregtare në New Delhi, ku e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar me telefon mobil, transmeton Telegrafi.

Pesë burra janë arrestuar ndërsa katër tjerë janë në arrati, pasi në mënyrë “raciste” kishin nxitur sulmin ku si pasojë mbetën të lënduar rëndë disa persona.

Shumë nigerian ishin cak i sulmit, të cilët sipas qytetarëve indianë janë shkaktar të vdekjes së një adoleshente të cilën e kishin furnizuar me lëndë të ndryshme narkotike.

Në video mund të shihet se si emigrant mundohet t’i ikë një grupi burrash, të cilët e godasin pa mëshirshëm me shkopinj dhe karrige të hekurta. /Telegrafi/

Exit mobile version