Një grup i madh emigrantësh të paligjshëm “shpërthyen” përmes telave dhe u ngjitën drejt murit kufitar në El Paso, Teksas, të enjten.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë dhjetëra meshkuj të rritur që “grisnin” rrethojat që ishin vendosur nga shteti dhe sulmonin pjesëtarët e kufirit.
Më pas ata vrapuan drejt një pjese të murit kufitar ku u bllokuan të hynin më tej.
Një burim i zbatimit të ligjit në Teksas tha për Fox News se grupi përbëhej nga mbi 300 emigrantë të paligjshëm dhe rreth 100 meshkuj të rritur.
Watch the latest video at foxnews.com
Burimi tha se ka të ngjarë të vijnë arrestime të tjera për shkatërrim të pronës dhe sulm.
Brandon Judd, president i Këshillit Kombëtar të Patrullës Kufitare, tha për Fox News Digital se të gjithë emigrantët tani janë kapur dhe agjentët po shikonin videot për të parë se kush i sulmoi ushtarët.
Ata do të procedohen për dëbim, por ruajnë mundësinë për të kërkuar azil.
Ky veprim shënon pikën e fundit të “tensioneve” në kufi në një krizë trevjeçare që ka parë një numër rekord migrantësh që kanë synuar kufirin. /Telegrafi/