Radhakant Bajpai, 50-vjeçar, ka tufa qimesh të cilat shkojnë deri në 13.2 centimetra në pikën më të largët të tyre, raporton revista britanike The Sun.
Gjatësia e pabesueshme është vërtetuar për Librin e rekordeve Guinness nga kontrolluesi mjekësor, Dr R P Gupta.
Së bashku, tufat e qimeve të Bajpait shkojnë në pothuajse 25 centimetra, tamam për dy bistekë.
Ai përdorë një shampon special dhe nuk bartë më unaza e gjerdanë për të mos dëmtuar qimet e tija luksoze.
Bajpai nga Naya Ganj në Uttar Pradesh, Indi veriore, ka thënë se do të dëshironte që njerëzit ta marrin këtë punë pak më seriozisht.
"Arritja në Librin e rekordeve Guinness në fakt është një rast i veçantë për mua dhe familjen time. Zoti ka qenë shumë i mirë ndaj meje", ka thënë ai.