Telegrafi

Qilimi që bleu përmes internetit, doli të ketë përmasa tejet të vogla (Foto)

Një burrë nga Shtetet e Bashkuara, ka gjetur në internet një ‘qilim të lirë’, dhe e ka blerë për të mbuluar një njollë që e ka në tapetin e dyshemesë.

Por, Adam Hess është dëshpëruar, kur ky qilim i ka ardhur në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Në atë moment, ai e ka kuptuar se ka blerë një suvenir nga letra, që i imiton qilimat e prodhuar në Lindjen e Mesme.

“Së paku ky qilim ma mbulon njollën që ndodhet në dysheme” ka shkruar ai, në plasimin që e ka bërë në rrjetin social. /Telegrafi/