Shteti Islamik (ISIS) është i njohur për metodat brutale që aplikon ndaj të burgosurve, por edhe ndaj atyre që luftuan nën flamurin e tyre, në qoftë se do të dyshohej se ndonjëri nga luftëtarët e tyre ka tradhëtuar ose ka refuzuar urdhrat.
Metodat çnjerëzore të torturës më së shumti i kanë provuar në kurrizin e tyre ata që kanë përfunduar në burgjet e ISIS-it. Njëra nga metodat e torturës është “qilimi fluturues”.
Bëhet fjalë për metodën e torturës e cila të burgosurit i lë të paralizuar. “Qilimi fluturues” aplikohet duke e lidhur të burgosurin për një tabelë metali ose druri, e cila ka një çarje në mes, që iu mundëson dy pjesëve të tabelës të bashkangjiten pas shpinës së të burgosurit, transmeton Telegrafi
Në këtë mënyrë kurrizi tërhiqet prapa derisa të bashkohet koka me këmbët. Me këtë rast kurrizi pëson një shtypje të rëndë, kështu që jo rrallë vjen te dëmtimi i kurrizit deri në paralizë dhe thyerja e brinjve.
Edhe një metodë tjetër e torturës është ajo e lidhjes së të burgosurit për tavan, kurse këmbët nuk prekin tokën. Në këtë pozitë xhihadistët i mbajnë të burgosurit me ditë të tëra.
Krahas metodave brutale të torturës fizike, xhihadistët aplikojnë edhe torturën psikike, gjë të cilën e ilustron rasti i të burgosurit me emrin Abdullah.
“Nuk do të flas për maltretimet e fizike të përditshme edhe me elektroshok. Një i ri me emrin Abdullah, të cilin e kishin zënë rob xhihadistët, është torturuar në burg nën akuzën se kishte luftuar në anën e opozitës siriane. Në grupin tonë kemi qenë 13 të burgosur në një çeli prej 8 metrash katror, kurse ai ka përjetuar torturat më të rënda. Një natë derisa po flinim, xhihadistët kanë hyrë në qeli dhe pranë kokës së tij kanë lëshuar disa koka të prera e të sakatosura dhe e kanë zgjuar nga gjumi që t’i shihte. Klithmat e tij na nxorën gjumin. Ai e humbi arsyen”, tregon Abu Alnour, një nga të burgosurit e rrallë që ia ka dalë të ik nga burgjet e ISIS-it. /Telegrafi/