Telegrafi

“Qika jeme” nga Blunt dhe Real e inspiruar prej “Ice Tray” nga Quality Control, Quavo dhe Lil Yachty

Dy emrat e njohur të hip hopit shqiptar, Blunt dhe Real, publikuan ditë më parë projektin “Qika Jeme”.

Ky projekt që edhe vet artistët e pranuan se është diss për Ledri Vulën dhe Gjikon, kulmoi me konfliktin i cili tash po vazhdon mes artistëve në rrjetet sociale.

Blunt shpërtheu në të shara, kurse Gjiko shkoi ta rrahë me “papuqe Gucci” në banesën e tij me menaxherin e Ledrit, Faton Shoshin.

Por, kënga në fjalë nuk është origjinale dhe është e inspiruar në masë të madhe.

Lexo po ashtu Pas fyerjeve publike, Gjiko shkon me Faton Shoshin ta rrahë Bluntin në banesën e tij (Video)

“Qika jeme” nga Blunt dhe Real ka ngjashmëri të mëdha me projektin “Ice tray” nga Quality Control, Quavo dhe Lil Yachty.

Kujtojmë se Bluntin në projekt e ka ndihmuar Florent Boshnjaku, i cili me siguri është marrë me miksin dhe masterin e këngës, kurse instrumentali është siguruar nga vet artistët, natyrisht duke e marrë komplet instrumentailn e këngës së kënduar nga Quality Conttrol, Quavo dhe Lil Yachty.

Ndërkaq, Blunt ka vazhduar me fyerjet e tij ndaj Gjikos dhe Ledrit, e konflikti ka gjasë që të zgjerohet më tutje kur artistët të shihen sy më sy.

Blunt dhe Real me këtë projekt nxitën një varg reagimesh në rrjetet sociale. /Telegrafi/