Qendra Informative Kulturore kësaj radhe vjen me projektin “Shkupi Lexon”dhe projektin “Vijmë…”, që do të realizohen me datë 27 korrik, me fillim në orën 13:00, në Kalanë e Shkupit dhe koncerti në pllaton para Universitetit të Evropës Juglindore (Shtul), në orën 21:00, Shkup.
Në orën 13:00 – 15:30 është e hapur dhe çdo qytetarë mundet me lexu ndonjë krijim personal ose pjesë nga ndonjë libër që i ka lënë përshtypje.
16:00-18:00, prezantohen nxënësit dhe studentët që janë paraqit me anë të e-mail-it zyrtar të projektit “Shkupi lexon”.
18:00 – 20:00, T’i kujtojmë figurat e e letërsisë sonë, portretin e shkrimtarit Murat Isaku prezantohet nga krijuesit letrar nga Maqedonia. Për figurën e shkrimtarit Murat Isaku do të flasë prof. dr. Salajdin Salihu, poet dhe eseist, Përndryshe Murat Isaku konsiderohet si njëri ndër ata krijues që letërsinë shqipe në Maqedoni e vendosi në themele të forta.
E tërë mbrëmja do të përcillet me tingujt e bukur nga grupi frymor “CORONA”.
Projekti “Vijmë….”, me fillim në orën 21:00 – 23:00, vazhdohet koncertin në pllaton para Universitetit të Evropës Juglindore (Shtul), Shkup.nga SHEKI HOXHA & Friends: Sheki Hoxha – bas kitarë, Driton Bejtullahu – solo kitarë, Enes Beu – tupana Dukagjin Muhaxheri – tenor sax dhe grupit XXL – BAND, me vokalisten, Elita Ziberi. /Telegrafi/