Telegrafi

Qik lanson aplikacionin Video Connect për iPhone

Aplikacioni i ri është dizajnuar që t’i mundësojë përdoruesve të dërgojnë video në kohë reale, direkt përmes llogarisë së përdoruesit nga Qik.com.

Ky aplikacion u mundëson përdoruesve të iPhone të bëjnë thirrje përmes rrjeti 3G ose WiFi.

Ndërsa, përdoruesit mund të postojnë videot e tyre në llogaritë e tyre në Facebook ose Twitter, dhe në këtë mënyrë tu mundësojnë miqve të tyre të shohin në kohë reale videon ose momentin nëpër të cilin ata po kalojnë.

Për më shumë, përdoruesit e këtij aplikacioni për iPhone mund edhe ta përdorin opsionin e dërgimit të fotografisë ose videos përmes emailit, dhe të njëjtën t’ua dërgojnë miqve. / Telegrafi /