Site icon Telegrafi

Qifti lindi dy herë binjakë në të njëjtën datë

Binjakët Dolcie dhe Elisia tash do të festojnë ditëlindjet së bashku me vëllezërit Diego dhe Armani. Pas lindjes së vajzave më 27 shkurt, saktë tri vjet pas lindjes së dy djemve, qifti është regjistruar në librin e rekordeve Guinness si familja e vetme në Britani të Madhe e cila dy herë lindi binjakë në të njëjtën datë.

Babai i katër fëmijëve Davood (33 vjeçar) punon me orar të zgjatur për të mbajtur familjen. Përveç punës së lodhshme Davood edhe gjatë natës kujdeset për foshnjet, ndërsa prindërit e lumtur që tash kanë planifikuar festën e ditëlindjes për fëmijët e tyre më 27 shkurt, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/

 

Exit mobile version