Site icon Telegrafi

Qiantu K50 Event! – makina e parë elektrike nga Kina (Foto)

Në Shangai Auto Show, ka debutuar makina e parë elektrike e prodhuar në Kinë.

Ky model që mban një pikë çuditëse në fund të emrit, do të lansohet për tregun kinez në fund të vitit, ndërsa do të kushtojë 700 mijë yuan – rreth 130 mijë dollarë.

Lajmi për prodhimin e ‘Veturës së të Ardhmes’, ishte dhënë në tetor të vitit të kaluar, ndërsa tani është prezantuar për publikun, transmeton Telegrafi.

Modeli Qiantu K50 Event! arrin shpejtësi maksimale 200 km/h, ndërsa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për pesë sekonda. Me një bateri me 41.1kWh, kësaj makine i nevojitet të mbushet për gjashtë orë me 220V.

Pjesa e jashtme e veturës është bardh e zi, ndërsa enterieri është zi dhe ngjyrë gri. Kjo makinë e prodhuar nga Qiantu Qiche, do të jetë konkurrenti kryesor i Tesla Model S. /Telegrafi/

Exit mobile version