Site icon Telegrafi

Qeveritarët për restorante kanë harxhuar rreth 115 mijë euro, ndërsa rreth 12 mijë euro për telefonata

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar harxhimet e funksionarëve shtetëror në periudhën prej muajit qershor deri nëntor të vitit të kaluar.

Sipas mjetit për llogaridhënie që e ka publikuar qeveria, qeveritarët në këtë periudhë kanë harxhuar 18.048.080 denarë (rreth 293 mijë euro), që është dyfish më pah në krahasim me harxhimin e ministrive në periudhën e njëjtë gjatë vitit 2015, kur atëherë kishin harxhuar 41.405.076 denarë (rreth 670 mijë euro), njofton Telegrafi Maqedoni.

“Harxhimet e përgjithshme për shërbimet hotelierike në shtet dhe jashtë të ministrave, zv.ministrave dhe sekretarëve shtetëror në periudhën qershor-nëntor të vitit të kaluar janë 7.066.165 denarë (rreth 115 mijë euro), që janë për 2.7 herë më të ulëta në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015, kur ishin harxhuar 19.132.121 denarë (rreth 311 mijë euro)”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndërsa sa i përket harxhimeve për telefona celular funksionarët qeveritar kanë harxhuar 772.286 denarë (rreth 12.500 euro).

Nga qeveria thonë se mjeti për llogaridhënie dhe transparencë po jep rezultate./Telegrafi/

Exit mobile version