Telegrafi

Qeveritarët insistojnë: Në Kosovë nuk pati zgjedhje serbe (Video)

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë nuk është se u pëlqeu edhe aq zyrtarëve qeveritarë të vendit. Megjithatë, ata insistojnë se këto zgjedhje u mbajtën ashtu siç edhe ishte paralajmëruar.

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, vazhdon të insistojë se qendrat e votimit të hapura për zgjedhjet serbe në disa vendbanime serbe në Kosovë ishin vetëm pika grumbulluese, raporton KTV.

Por, për analistët, procesi i djeshëm zgjedhor në Kosovë paraqet shkelje të sovranitetit të vendit.

E ashtu edhe si herëve të tjera, edhe në këto zgjedhje pjesë e procesit u bënë shumica e krerëve të komunave serbe dhe zyrtarë të lartë serbë që punojnë në Qeveri të Kosovës.

Në mesin e këtyre zyrtarëve, për të votuar doli edhe shefja e zyrës administrative të veriut, Adriana Hoxhiq, e cila ka thënë se po e kryen detyrën e saj si qytetare e veriut.