Telegrafi

Qeverisja elektronike në Kosovë mbështetet nga Zvicra

Delegacioni ka marrë mbështetje në aspektin teknik dhe atë material, për zbatimin e qeverisjes elektronike në Kosovë, njofton Zyra e informacionit pranë MSHP-së.

Delegacioni i lartë i Qeverisë së Kosovës, i kryesuar nga ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami, po ashtu ka vizituar Qendrën e Hulumtimeve Shkencore për Teknologji Informative dhe Telefoni Mobile në Lozanë, ku ofrohen dhe studime master në fushën e Qeverisjes elektronike.

Delegacioni të martën ka vizituar edhe Kantonin e Vaudit, ku janë njohur me shërbimet e e-Qeverisjes dhe me projektin e shkollave elektronike.

Delegacioni po qëndron në Zvicër në vizitë për e-Qeverisjen, të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar KITE.