Site icon Telegrafi

Qeverisë Haradinaj i shtohet edhe një zëvendësministër, bëhen 79 gjithsej

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, është rahatuar në Qeverinë Haradinaj në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Me emërimin e Hysenit në këtë post Qeveria aktuale ka një numër rekord të zëvendësministrave. Numri i tyre ka arritur gjithësejt në 79.

Kabineti qeveritar deri më tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe 79 zëvendësministra.

Zyra e kryeministrit të Kosovës i ka thënë gazetës Express se Hajredin Hyseni ka rreth një muaj që është emëruar zëvendësministër dhe numri i zëvendësministrave në total është 79.

Exit mobile version