Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme vendosi që Sasho Tasevski, të jetë drejtori i ri i Byrosë për Siguri Publike.
Ai do të vijë në vend të Llaze Vellkovskit, i cili javën e kaluar u shkarkuar nga funksioni, për shkak të skandalit me veturën zyrtare të MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, Tasevski në opinion u bë i njohur në ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, ku me armë zjarri nuk lejoi që protestuesit e dhunshëm të afrohen tek deputetët.
Tasevski është polic me përvojë, i cili në MPB punon nga vitit 2001. Në karrierën e tij ai ka punuar edhe si sigurim i ish-presidentit Branko Crvenkovski.
Në fillim ai ka qenë pjesë e njësitit për detyra speciale “Tigrat”./Telegrafi/