Telegrafi

Qeveria zyrtarisht kërkon marrjen në shfrytëzim të Portit të Shëngjinit

Sipas Thaçit konkretizimi i kësaj marrëveshjeje do të sjell përfitime të shumanshme për zhvillimin

“Unë shpresoj në të ardhmen shumë të afërt, meqenëse jam në kontakte shumë të afërta me kryeministrin Berisha dhe sa i përket kësaj marrëveshje për portin e Shëngjinit unë dua të besoj se do të nënshkruhet shumë shpejt mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi gjatë mbledhjes së rregullt të qeverisë.

Sipas tij materializimi i kësaj oferte me anë të një marrëveshje formale do t’i jap Kosovës një shtytje më të madhe.

“Qasja e Kosovës në këtë port do të ketë përfitime për Kosovën, për shtetin shqiptar dhe për tërë rajonin. Ne konsiderojmë se formalizimi sa më i shpejtë i kësaj marrëveshje do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm për realizmin e qëllimeve tona zhvillimore”, është shprehur ai. /Telegrafi/