Telegrafi

Qeveria zvicerane miratoi masa më strikte për bankat e mëdha

Këto masa synojnë administrimin e rreziqeve organizative që mund të shfaqin bankat e mëdha UBS dhe Credit Suisse, saktësohet në një deklaratë të Këshillit Federal.

Teksti i miratuar nga qeveria është dërguar në parlament, ku duhet të miratohet një ligj i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2012, sipas deklaratës.

Në fillim të tetorit 2010, një komision ekspertësh i rekomandoi Zvicrës miratimin e masave edhe më të ashpra se ato të parashikuara në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare. /Telegrafi/