Telegrafi

Qeveria zotohet se do të japë 90 milionë euro për subvencionimin e rrymës

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin ku zotohet se do të japë 90 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.

Ky vendim është marrë në mbledhjen elektronike, të 60-ën me radhë.

“Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët. Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro)”, thuhet në njoftimin për medie.

Sipas këtij njoftimi, ky përmes këtij vendimi po synohet të ulet ndikimi i tarifave të energjisë për konsumatorët.

“Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/