Qeveria e Kosovës me kërkesë të Kuvendit ka dhënë opinionin e sa i përket plotësim ndryshimit të tri Projektligjeve që kanë të bëjnë me Tatimin.
Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se pas kërkesë së Kuvendit për dhëni te mendimit Qeveria ka bërë gati materialin e nevojshëm.
Sipas tij, bëhet fjalë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në të ardhurat Personale. /Telegrafi/