Telegrafi

Qeveria me vlerësime negative për punën e Radio Televizionit të Maqedonisë

Në seancën e mbrëmshme të qeverisë me vlerësim negativ është vlerësuar raporti vjetor i Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2017.

Qeveria mbrëmë ka vendosur të jap vlerësim negativ për raportin vjetor të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Pas kësaj, është informuar se raporti nuk do të kalojë as në Kuvend, ndërsa pritet që të largohen personat udhëheqës në RTVM dhe ASHMAA. Këto institucione ende i udhëheqin kuadrot e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/