Qeveria e Maqedonisë sonte mbajti seancën e tretë me radhë, në të cilën u sollën vemdime për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në rajonin e Tetovë para dy ditëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e sontme janë formuar komisione nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjes, i cili në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Komunën e Tetovës në ditët e ardhshme do të konstatojnë gjendjen në terren.
Qeveria gjithashtu ka vendosur që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim së bashku me Komunën e Tetovës menjëherë të fillojnë me pastrimin e rrugës së bllokuar.
Në kumtesën e Qeverisë thuhet se, është angazhuar Ministria e Bujqësisë që të fillojë procedurën për pranimin e kërkesave të bujqive për dëmshpërblim të të mbjellurave, të cilat janë shkatërruar nga vërshimet./Telegrafi/