Telegrafi

Qeveria vendosi: Gjykimi për „Lagjen e trimave“ do të mbahet në Gjykatën supreme

Gjykata supreme refuzonte t’ia lëshonte në përdorim sallën e madhe, Gjykatës penale me arsyetimin se ajo është sallë për ngjarje solemne dhe se do të ishte më e sigurt që gjykimi të mbahet jashtë kompleksit gjyqësor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qeveria ka vendosur që gjykimet e rastit të njohur në opinion si “Lagja e trimave“ të mbahet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme. Vendimi i këtillë vjen pasi që dy seancat e fundit u anuluan për arsye se Gjykata penale nuk kishte hapësirë e cila do ti përfshinte të gjithë 37 të akuzuarit, avokatët dhe familjarët e tyre, policët dhe gazetarët.

Me këtë vendim, Gjykata Penale ka të drejtë ta shfrytëzojë sallën gjashtë muaj./Telegrafi/