Site icon Telegrafi

Qeveria vendos për vendet ku do të punojnë administratorët që kanë marrë rroga pa punë

Numri më i madh administratorëve të cilët janë punësuar nga viti 2008 deri 2015, nga Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit dhe të cilët nuk shkuar në punë, ndërsa kanë marrë rroga, do të marrin ofertë për punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është planifikuar të punësohen 50 persona.

39 persona do të kenë mundësinë të punojnë në Drejtorinë për të Ardhura Publike, 30 në Drejtorinë e Doganave, në 28 në Spitalin Klinik të Tetovës dhe nga 26 në Drejtorinë për regjistrimin librave amë dhe Prokurorinë Publike.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të punësohen 19 administratorë, Ministrinë e Arsimit 17, Ministrinë e Financave 16 dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor 11 administratorë.

Në sekretaritain gjeneral të qeverisë do të punësohen 5 persona, në departamentin për punë të përgjithshme dhe të përbashkët 3 persona dhe në ELEM 5 persona.

Rreth 20 persona do të punësohen në qendrat komunale dhe mirëqenies sociale në Gostivar, Shkup, Tetovë dhe një pjesë do të gjejnë punë në klinikat e Shkupit.

Deri më tani janë gjetur vende për 958 persona, nga 1600 persona administrativ. Ata do të mundet të fillojnë punë mbrenda dy muajve. Ndërsa nëse dy herë refuzojnë ofertat për punën e re, do të përjashtohen.

“Derisa këta persona refuzojnë të shpërndahen nëpër vendet e punës sipas kritereve, do të jenë të përjashtuar nga lista e Ministria e Shoqësisë Informatike dhe Administratës. Në kohën kur do të thirren për punë, do kenë obligim ta pranojnë atë. Po qe se përsëri e refuzojnë, marrëveshja me ata do të ndërpritet”, tha Mançevski.

Mançevski thotë se gjatë shpërndarjes së këtyre personave, janë marrë parasysh nevojat e institucionit dhe kualifikimet profesionale të administratorëve./Telegrafi/

Exit mobile version