Qeveria e ka shfuqizuar ligjin me të cilin u themelua Këshilli për vërtetimin e fakteve, trupi gjyqësor që duhej ta përcaktojë përgjegjësinë e gjykatësve sipas ankesave lidhur me punën e tyre, ka bërë të ditur Alsat-M, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas dokumentit dhe informacioneve të siguruara propozim-vendimi është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë dhe me pritet që së shpejti të gjendet në procedurë parlamentare.
Propozim-ligji ka gjashtë nene, ku parashihet se Këshilli do të shfuqizohet tre muaj pasi ligji të hyjë në fuqi dhe deri atëherë nuk do të pranojë lëndë të reja.
Këshilli nuk do të pranojë parashtresa të reja për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të gjykatësve. Procedurat e filluara deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji do të përfundohen në afat prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji./Telegrafi/