Telegrafi

Qeveria: Vendet anëtare mbështesin Maqedoninë për anëtarësim në BE

“Shumica e vendeve anëtare të BE-së mbështesin fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Gerqinë”, thonë nga Qeveria pas publikimit të dokumentin “Non paper” i cili përmbledh dy javët e kaluara në Bruksel, ndërsa siç mësohet është përgatitur nga Franca dhe Holanda.

Këto dy vende-anëtare janë skeptike për datën që Maqedonia duhet ta marrë në qershor dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria e Maqedonisë thekson se është fakt që ekziston debat në BE dhe gatishmërisë për zgjerim.

Sipas tyre, Maqedonia pas zgjidhjes së çështjes së emrit menjëherë do të bëhet anëtare e NATO-s dhe pas kësaj do të përshpejtohet procesi i anëtarësimit edhe në BE./Telegrafi/