Site icon Telegrafi

Qeveria ua paguan 44 eurot mantelbardhëve

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Asllan Bajrami, dhe nënkryetari i Federatës, Jahir Mulolli, janë takuar me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në prezencën edhe të Zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, dhe Ministrit të Financave, Ahmet Shala. Takimi është thirrur nga Kryeministri Thaçi dhe është zhvilluar në zyrën e Kryeministrit.

Sipas Kryeministrit, ka informacione se shumica e komunave i kanë të destinuara mjetet për pagesën e 44 eurove për punëtorët e sektorit primar për 6-mujorin e parë të këtij viti.

Sa i përket ligjeve që janë pjesë e Marrëveshjes së 14 tetorit 2008, Kryeministri ka deklaruar se duhet të kërkohen rrugët për përshpejtimin e procedurave të miratimit të këtyre ligjeve në Kuvend brenda vitit 2009.

Kryeministri poshtu ka kërkuar mbështetje për reformat që pritet të ndodhin në shëndetësi pasi pritet që kjo reformë do të përballet me mjaft sfida. Federata ka dhënë mbështetje të plotë për reformat në shëndetësi, duke deklaruar:

“Reformat kundërshtohen nga individë dhe grupe të caktuara që të përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga status-quoja në shëndetësinë publike”, është shprehur Kryetari i Federatës, Asllan Bajrami./Telegrafi/

Exit mobile version