Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht u ka dërguar ftesa partive opozitare qe të dërgojnë ekspertet e tyre në Komisionin i cili do ta masë territorin e vendit. Në ftesën e qeverisë një kopje të cilës e ka siguruar ‘Indeksonline’, ekzekutivi u ka kërkuar opozitarëve qe të caktojnë ekspertët e tyre deri më 12 janar më qëllim qe puna të fillojë sa më parë.
Poashtu në ftesë ndër të tjera thuhet se Komisioni i eksperteve ka për detyre të bëjë matjen e territorit të Kosovës para datës 25 gusht të vitit 2015, dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes për shënimin e vijues kufitare me Malin e Zi.
Bashkë me ftesën qeveria e Isa Mustafa u ka dërguar opozitarëve edhe vendimin e marrë në qeveri për themelimin e Komisionit.
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar ditë më parë për ‘Indeksonline’, se nuk do të dërgojnë ekspertët e tyre në këtë komision. Opozitarët po kërkojnë qe marrëveshja për demarkacionin e nënshkruar më 26 gusht të vitit 2015 në Vjene, të kthehet në pikën zero dhe në këtë formë t’i hapet rrugë arritjes se një marrëveshje të re me palën serbe.
Ndërsa, Bajram Gecaj këshilltar i kryeministrit Mustafa ka thënë se ky komision pritet t’i këtë 18 anëtar. Nëse, sipas tij, qeveria nuk e pranon edhe këtë propozim, atëherë, Qeveria nuk dinë se çka të bëjë tjetër. Qëllimi i qeverisë për themelimin e këtij komisioni, sipas Gecajt, është qe të sqarohet nëse është humbur territor ose jo me marrëveshjen për demarkacionin.
Në anën tjetër, edhe deputetë të LDK-së qe e kanë kundërshtuar versionin aktual dhe profesorë universitarë janë shprehur se ky propozim i kryeministrit Mustafa nuk i jep epilog kësaj marrëveshje.
Pikërisht ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, është kriter i vendosur nga ana e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.