Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të shqyrtojë shqetësimet e sektorit të tekstilit për të gjetur një mundësi për ta ndihmuar këtë sektor.
Për këtë qëllim, do të formohet një grup ministror, që së bashku me sektorin e tekstilit do t’i shqyrtojnë çështjet e hapura.
E gjithë kjo është në shërbim të krijimit të mundësive për rritjen e rrogës minimale për punëtorët, të cilën Qeveria e ka caktuar të jetë 12 mijë denarë.
Sektori i tekstilit ka paralajmëruar largim të të punësuarve, pasi që thonë se nuk mund ta përballojnë rritjen e rrogës minimale./Telegrafi/