Qeveria e Kosovës në projektligjin që ka dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës, ka paraparë që brenda tri viteve të investojë 12,294,412 euro në projekte të ndryshme për komunën e Drenasit.
Përveç një veture në vlerë 15 mijë euro, Ministria e Financave do t’i jap kësaj komune 20 mijë euro mirëmbajtjen e parqeve dhe gjelbërimin e qytetit gjatë vitit 2017, 25 mijë në 2018 dhe 19 mijë euro në vitin 2019.
Pastaj, 25 mijë euro për renovimin e rrugëve të asfaltuara, gjatë vitit 20117, 30 mijë në 2018-ën dhe 23 mijë në vitin 2019. Një shumë e madhe është paraparë edhe në mirëmbajtjen e kanalizimeve fekale, atmosferike dhe gropave septike. 45 mijë euro për vitin 2017, 50 mijë euro për vitin 2018 dhe 50 mijë për vitin 2019.
Me këtë projektligj është paraparë edhe ndërtimi i një muzeu dhe galerie, ndërtimin e një shtëpie të kulturës, ndërtimin e një qendre rinore, ndërtimin e një poligoni sportiv në Terstenik dhe një tjetri në Polluzhë, ndërtimin e një fushe sintetike sportive
Investime do të në renovimin e shkollave, renovimin e qendrave të mjekësisë familjare dhe shumë projekte tjera. /Telegrafi/