Grupi punues i Qeverisë së Maqedonisë për planin 3-6-9 thotë se janë realizuar të gjitha masat e nevojshme për tre mujorin e parë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për 58 aktivitete të parapara nga ky plan që përfshijnë reforma në disa drejtime të funksionimit. Nga ky plan, për tre mujorin e parë janë edhe 15 masa që janë në realizim e sipër dhe për këtë nga Qeveria thonë se nuk janë në dorë të tyre por të institucioneve shtetërore. Bëhet fjalë për pengesa administrative.
Ndjekja e rezultateve bëhet nga Qeveria dhe për këtë ka kontroll javor për të parë rezultatet. /Telegrafi/