Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Presidentin e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në mbledhjen e Qeverisë deklaroi se ky projektligj ka të bëjë me një ndryshim në mënyrë që të ketë një legjislacion të barabartë edhe për presidentin e Kosovës, si të ish zyrtarit të lartë të Kosovës, ngase me ligjin paraprak ka qenë i përjashtuar Presidenti i vendit.
Sipas tij, me ketë nen barazohet ish-Presidenti, ish-kryetari i Kuvendit, kryeministri, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme dhe kryeprokurorit të shtetit.
Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa tha se nuk flitet për Presidentin aktual, por për iniciativën që të barazohet statusi i Presidentit me statusit e bartësve tjerë të pozitave të larta.
Sipas tij, kjo i takon edhe ish presidentëve, pas vitit 2008.