Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë ka themeluar Komisionin Republikan të Festave.
Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se ky komision do të përgatis rregullat dhe mënyrat e shënimit të festave zyrtare si dhe ditëve memoriale.
Komisioni do të ketë këtë përbërje:
Zyra e Kryeministrit kryesues, Ministria e Punëve të Brendshme anëtar, Ministria e Drejtësisë anëtar, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal anëtar, Ministria e Financave anëtar, Ministria e Arsimit anëtar, Ministria për Komunitete dhe Kthim anëtar, Ministria e Ekonomisë anëtar, përfaqësues dhe Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës anëtar. /Telegrafi/