Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregull të enjten ka dhen lejen për themelimin e Këshillit për Inovacion dhe Ndërmarrësi.
Propozimin për këtë këshill e ka bërë ministri i Inovacionit dhe Ndermarrësisë, Besim Beqaj.
Ai ka treguar se ky këshill do të ketë në përbërje 15 anëtarë të cilët do të përfshijnë të gjitha ministritë relevante , odat ekonomike, përfaqësues të bizneseve, Komisionin për Arsim dhe Kuvendin.
“Qëllimi i themelimit të Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi është koordinimi i të gjithë akterëve relevantë qofshin institucional, qofshin ata të biznesit apo të shoqërisë civile, për fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë”, ka thënë ministri Beqaj. /Telegrafi/