Telegrafi

Qeveria Thaçi, megjithatë më pak harxhime se qeveria e AAK-së

Për gjashtë muajt e parë të vitit qeveria Thaçi ka shpenzuar mbi 4 milionë e 781 euro, shumë kjo  28 për qind me e ulët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Qeveria me në krye kryeministrin Ceku kishte shpenzuar mbi 6 milionë e 666 mijë euro. Kjo shumë përfshin shpenzimet buxhetore në nivel të kryeministrit dhe ministrave.

Në gjashtë mujorin e parë të vitit Qeveria Thaçi ka shpenzuar 256. 585 mijë euro në dreka zyrtare, shifër kjo 27 për qind më e ulët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Për dreka zyrtare Qeveria e kaluar me në krye Agim Çekun për gjashtë mujorin e vitit 2007 kishte shpenzuar afër 350.838 euro.

Shpenzime nga qeveria e tashme për furnizim me pije dhe ushqim janë bërë në shumën prej 2 milionë e 59 mijë euro, megjithatë edhe kjo shifër rezulton më e ulët se në qeverinë Çeku i cili në njëjtën periudhë kohore për pije dhe ushqim kishte shpenzuar 20 për qind më shumë, duke arritur në mbi 2 milionë e 576 mijë euro.

Karburantet vazhdojnë të mbesin barrë e rëndë e buxhetit të Kosovës. Në gjashtë mujorin qeveria Thaçi për karburante ka shpenzuar mbi 1 milionë e 902 mijë euro. Por për të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar për karburante ishin shpenzuar 26 për qind më shumë duke arritur në mbi 2 milionë e 566 mijë euro megjithëse nafta dhe benzina kanë kushtuar për 50 për qind më lirë.

Ndërsa për udhëtime në këtë gjashtë mujor qeveria Thaçi ka shpenzuar mbi 563 mijë euro, por 52 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit.
Qeveria me në krye Kryeministrin Çeku për gjashtë mujorin e vitit 2007 për udhëtime kishte shpenzuar mbi 1 milionë e 172 mijë euro. /Telegrafi/