Telegrafi

Qeveria tërhiqet nga Propozim-ndryshimet e Ligjit për tubime publike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një njoftimi njofton se i ka dëgjuar vërejtjet e organizatave qytetare për Propozim-ndryshimet në Ligjin për tubime publike.

Nga Qeveria thonë se kanë vendosur se në mbledhjen e sotme të 164-të është tërhequr Propozim-ndryshimin me qëllim që të arrihet konsutlim më i gjerë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria mendon se ka hapësira për bisedime dhe përmirësim me qëllim që të mundësohet liria e shprehjes së mendimit në hapësira publike me rregulla të qarta që janë në pajtim me Kushtetutën e RMV-së”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.