Telegrafi

Qeveria tërheq projektligjin që shndërron Trepçën në aset shtetëror

Qeveria e Kosovës është tërhequr nga shqyrtimi i projektligjin, për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara. Më ketë rast, Qeveria është tërhequr për ta bërë Trepçën aset shtetëror.

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se ata synojnë që Trepça në të ardhëm të punojë pa probleme ligjore. Po ashtu, sipas tij, po tentojnë që Trepça të mos falimentojë, pasi kjo nuk është në interes të askujt.

“Kemi kërkuar që kjo çështje të vihet në rend dite, por ndërkohë kanë dalë çështjet se duhet të shqyrtohen pretendimet e kreditorëve të ndryshëm në Trepçë. Këto kreditime shkojnë deri në 1.4 miliardë euro. Ne kërkojmë që këtë çështje ta heqim nga rendi i ditës, por që sot të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit për të shqyrtuar projektligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara”, tha Musrafa. /Telegrafi/