Site icon Telegrafi

Qeveria tenton të shmangë tenderët e hapur për investime strategjike

Qeveria e Kosovës është e vendosur ta shtyjë para Ligjin për investime strategjike, pavarësisht se me këtë nuk pajtohet BE-ja, meqë e konsideron të domosdoshëm për tërheqjen e investimeve dhe për shmangien e procedurave të zgjatura të tenderimit që zakonisht kanë dështuar në Kosovë.

Duke respektuar parimin e konkurrencës së lirë, përkatësisht tenderët e hapur, ka dështuar privatizimi i PTK-së. Ka dështuar edhe ndërtimi i termocentralit të ri, pasi fillimisht kishte dështuar tenderi, kurse në tenderin e dytë janë tërhequr disa herë investitorët e interesuar për këtë projekt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me gjithë procedurat e hapura për gati 9 vjet, Qeveria e Kosovës ka marrë vetëm një ofertë për “Kosovën e Re”, nga kompania amerikane “Contour Global”. Me një ofertë është proceduar edhe projekti i Brezovicës.

Avdullah Hoti, ministër i Financave, thotë se ky ligj është i domosdoshëm për Kosovën e varfër. Ai është i vetëdijshëm që i njëjti mund të mos jetë në përputhje me kërkesat e BE-së. /Telegrafi/

Exit mobile version