Qeveria e dytë teknike prej sot e deri në 100 ditët e ardhshme do të drejtojë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të ketë për detyrë t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme kuvendare, të cilat do të mbahen me 12 prill të këtij viti.
Ish-ministri i MPB dhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski do ta udhëheqë Qeverinë teknike në tre muajt e ardhshëm ndërsa në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale do të jenë Naqe Çulev dhe Rahela Mizrahi, që janë propozuar nga partia maqedonase opozitare, OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas marrëveshjes së partive politike kryesore, kryeministrin teknik e propozon partia në pushtet ndërsa partia më e madhe opozitare i propozon ministrat e MPB-së dhe MPPB-së. Pushteti ka zëvendësministrat e vet në MPB dhe MPPS ndërsa opozita ka zëvendësministrat e tyre në Ministrinë e Financave, MSHIA dhe në Ministrinë e Bujqësisë, Pyllatarisë dhe të Ujërave.
Zëvendësministra në MPB dhe MPPS janë Slavjanka Petrovska dhe Sanela Shkrijejl, ndërsa zëvendësministra në MF, MSHGIA dhe MBPU janë Gordana Dimitrieska KOçoska, Cvetan Tripunovski dhe Nevenka Stamenkovska Stojkovski.
Ndryshime ka edhe në përbërjen e qeverisë së fundit të kryeministrit Zaev, i cili dje dha dorëheqje . Ndryshime ka vetëm në pjesën ku ministra dhe zëvendësministra ka nga OBRM-PDUKM kursen në postin e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike tani është Mila Carovska.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Kuvendi me 101 vota për pa asnjë të përmbajtur dhe asnjë kundër votoi qeverinë teknike me në krye me Oliver Spasovskin.
Spasovski në Kuvend dorëzoi programin e qeverisë, që për qëllim kryesor ka organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.
Sipas programit për punë që Spasovski e dorëzoi në Kuvend, qeveri gjatë kësaj periudhe për prioritete ka organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, anëtarësim të plotë të RMV-së në NATO, nisje të suksesshme të bisedimeve me BE-në, zhvillim të ekonomisë, rritjen e punësimit dhe rritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve.
Në mesin e prioriteteve është edhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimi i shtetit qytetar, uljen e ndotjes së ajrit,luftë kundër krimit dhe korrupsionit, forcim të sundimit të së drejtës përmes zbatimit jodsikriminues të ligjeve, ndërtimi i institucioneve të pavarura dhe sistem funksional të vetëqeverisjes lokale dhe reforma në arsim.
Spasovski është kryeministri i dytë teknik në Maqedoni. I pari ishte Emil Dimitriev i cili e udhëhoqi qeverinë teknike gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016./Telegrafi/